Telegrafi

Rritja e çmimit të energjisë efekte negative për bizneset

Buxhuku tha se ndikimi i parë do të jetë në rritjen e kostos së prodhimit dhe si rrjedhim në uljen e konkurencës në treg të produkteve shqiptare. Ndërsa sa i përket buxhetit për vitin 2011 i cili u votua në parim vetëm disa ditë më parë sipas Buxhukut problemet qëndrojnë në mënyrën e shpërndarjes së projekteve pavarësisht se ky ishte një buxhet i madh.

Konfindustria këshillon, që institucionet shtetërore duhet të vlerësojnë me kujdesin më të madh politikat e nevojshme për sigurimin e të ardhurave të parashikuara në buxhet, ndërkohë kur mbështetur në të dhënat krahasuese të deritashme rritja e parashikuar prej 5.5 % e PPB për vitin 2011, është synim jo lehtë i arritshëm. /Telegrafi/