Sipas kryetarit të Asociacionit të hotelierëve të Maqedonisë, Krste Bllazhevski, rritja enorme e çmimeve të akomodimit në Shkup në prag të ndeshjes futbollistike të Super Kupës ndërmjëet Real Madrid dhe Manchester United, është e paarsyeshme dhe negative.
Ai thotë se arritja e çmimit deri edhe në 1000 euro për një natë do të ndikojë negativisht në reputacionin e Maqedonisë.
Sipas tij, bëhet fjalë për keqpërdorim të situatës nga ana e hoteleve të cilëve nuk mund t’u dërgohet inspekcioni për këtë arsye. Bllazhevski bëri të ditur se tifozët që kanë bërë parapagimin mund që t’i paditin hotelet që në ndërkohë i kanë rritur çmimet./Telegrafi/