Telegrafi

Rritja e çmimeve, shqiptarët blejnë më pak automjete gjatë këtij viti

Rritja e çmimeve duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhënien e shqiptarëve me makinën.

Sipas statistikave rezulton se për vitin 2022, shqiptarët po blejnë më pak makina sesa një vit më parë.

Numri i automjeteve të regjistruara për herë të parë për 8-mujorin 2022 është 12 për qind më pak se e njëjta periudhë se viti i kaluar.

Konkretisht sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, për muajt janar-gusht 2022 janë të regjistruara 41,220 mjete.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur që të përdorin më shumë biçikletën, skuterat apo të lëvizin në këmbë. /Euronews Albania/