Në edicionin e 11-të të Javës Globale të Ndërmarrësisë, GEW 2023 sot është mbajtur një panel diskutimi me temën “Ndikimi strategjik i Marketingut Digjital në rritjen e biznesit”.
Në këtë panel morën pjesë drejtori i Growzillas, Benjamin Kolenovic, Gëzim Avdiu, bashkëthemelues dhe pronar i kompanisë Pixels si dhe Genc Meraku themelues i Zero Pozitive.
Genc Miraku, drejtor i Zero Pozitive gjatë diskutimit të tij tha se Live Chat është shumë i rëndësishëm për jetën e njerëzve.
Ai shtoi se “çka do që ju intereson ia kërkoni Live Chat dhe kryeni shërbimet”.
Ndërkohë, Benjamin Koloviq drejtori i Growzillas, ndau eksperiencën e suksesit të një klienteje që kishte bërë një ueb faqe të vetën dhe kishte realizuar mbi 5 milionë euro shitje, duke u mbështetur në Live Chat dhe Inteligjencën Artificiale për të arritur suksesin e saj.
Bashkë-themelues dhe pronar i kompanisë Pixels, Gëzim Avdiu foli për sfidat e ruajtjes së autenticitetit të biznesit duke përdorur këto teknologji të avancuara.
Sa i përket Inteligjencës Artificiale (IA), Benjamin Kolenovic, shpjegoi se kompania e tij kishte krijuar një zgjidhje të personalizuar për klientët.
Kolenovic tha se ekipi i tyre e përdorte AI në menaxhimin e detyrave, krijimin e kontentit dhe në bashkëpunim me klientët e tyre.
Edhe Oda Amerikane e Tregtisë në Kosovë ka shkruar për këtë ngjarje të rëndësishme gjatë Javës Globale të Sipërmarrjes.
Diskutimet hodhën dritë mbi strategjitë adaptive të përdorura nga agjencitë e marketingut në Kosovë, duke lundruar në sfidat e lidhura me qasjen e kufizuar në burimet globale.
Panelistët theksuan gjithashtu lidhjen thelbësore midis strategjive të Marketingut Digjital, identitetit të markës dhe fuqisë transformuese të IA në formësimin e trajektores së rritjes së biznesit./Telegrafi/