Telegrafi

Rritja e aksioneve, rrit çmimi i naftës

Çmimi i naftës së “lehtë” amerikane për furnizimet në shtator në bursën e New Yorkut është rritur për 72 cent, në 75.96 dollarë për barel, ndërsa nafta në bursën e Londrës është rritur për 1.04 dollarë, në 76.67 dollarë për barel, ka raportuar agjencia AP.

Të gjitha indekset e aksioneve evropiane janë rritur sot, të udhëhequr me rritjen e indeksit në Berlin e Londër për një për qind.

Dobësimi i dollarit ka ndikuar në shtrenjtimin “e arit të lëngshëm”, duke e bërë më të lirë për investitorët që disponojnë valuta të tjera. Euro është forcuar duke arritur në 1.2874 dollarë, krahasuar me një ditë më parë kur ishte 1.2809 dollarë. /Agjencitë/Telegrafi/