Site icon Telegrafi

Rritet vlera e Strakoshës

Thomas Strakosha ka bindur këdo në skuadrën kryeqytetase të Lazios se meriton që të jetë portieri titullar edhe për sezonin e ardhshëm.

Me paraqitjet që ka bërë, gardiani i Kombëtares ka në favor të tij edhe statistikat.

Në 25 ndeshje, ku ai është aktivizuar me Lazion në Serinë A dhe në Kupën e Italisë, numëron shtatë takime, në të cilat e ka ruajtur portën të paprekur.

Bëhet fjalë për përballjet kundër Empolit dhe Udineses në ‘Olimpico’ dhe ndaj Udineses, Palermos, Bolonjës e Cagliarit në udhëtim.

Pa harruar as fitoren e Lacios përballë Romës në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, 2-0.

Në raport përqindjeje, shqiptari ka debutuar në Serinë A me bardhekaltrit duke e ruajtur portën të paprekur në 28% të ndeshjeve. Vlera e tij e kartonit tashmë ka shkuar në 4.5 milion euro. /Telegrafi/

Exit mobile version