Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar të Maqedonisë në periudhën janar-dhjetor, 2015, ishte 251.853.383 denarë dhe ka shënuar rritje për 9.1%, krahasuar me vitin paraprak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, vlera e mallrave të importuar për të njëjtën periudhë në fjalë është .439.142 denarë, që është 5.4% më shumë, krahasuar me vitin 2014. Deficiti tregtar për janar-dhjetor, 2015, është 105.585.759 denarë.
Në periudhën janar-dhjetor, 2015, sipas vëllimit të shkëmbimit të jashtëm tregtar, Maqedonia ka tregtuar më tepër me Gjermaninë, Serbinë, Britaninë e madhe, Greqinë dhe Bullgarinë./Telegrafi/