Kosova ka pasur rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit, ku u paraqit shumë mirë në Ligën e Kombeve, por edhe në eliminatoret për Euro 2020.
Këto paraqitje kanë bërë që edhe vlera e ekipit të rritet ndjeshëm.
Paraqitjeve të mira me Kosovën, por edhe me klube kanë bërë që disa lojtarë të rriten në treg.
Tash, vlera e Kosovës sipas ueb faqes Transfermarkt është 85.580.000 euro, pa i llogaritur Vedat Muriqin dhe Arbër Zenelin.
Muriqi vlerësohet me 8 milionë euro momentalisht, ndërsa Arbër Zeneli vlerësohet 5 milionë euro.
Nëse i shtojmë edhe këta dy atëherë vlera e ekipit të Kosovës shkon në 98.5 milionë euro.
Vlerën e ka rritur më së shumti Milot Rashica që aktualisht ka vlerë prej 35 milionë euro.
“Dardanët” në mars do të luajnë ndaj Maqedonisë në play-offin e Ligës së Kombeve, të vlefshme për kualifikim në Kampionat Evropian. /Telegrafi/