Site icon Telegrafi

Rritet treguesi i besimit në sferën e ndërtimtarisë në Maqedoni

????????????????????????????????????

Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste të sferës së ndërtimtarisë, është rritur treguesi i besimit për 0.7% në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Krahasuar me të njëjtin tremujorë të vitit 2016, treguesi është rritur për 1.2%. Pritshmëritë për marrëveshje në punët ndërtimore janë më të volitshme krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.

Pritshmëri pozitive ka edhe në aspektin e rritjes së punësimeve në tremujorin që vjen, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistika (ESHS).

Në periudhën që vjen pritet që çmimet të ulen, kurse gjendja dhe cilësia e mekanizmit dhe pajisjeve në tremujorin e dytë të këtij viti janë mbi normalen.

Ndikim më të madh në pengimin e përmirësimit të aktiviteteve të tanishme ndërtimore kanë këto faktorë: rritja e harxhimeve për materiale (22.9%), nuk ka kërkesë të mjaftueshme (16%), nuk ka kufizime (15.1%), si edhe rritja e harxhimeve financiare (11.3%)./Telegrafi/

Exit mobile version