Site icon Telegrafi

Rritet siguria në Shkup shkaku i gjykimit përfundimtar për ”Grupin e Kumanovës” (Foto)

Është rritur prezenca e policisë dhe njësive speciale nëpër rrugët e Shkupit.

Qindra zyrtarë të policisë dhe njësitit special shëtiten rrugëve të Shkupit për të siguruar transportin e 37 personave që akuzohen për terrorizëm dhe bashkëpunim kriminal nga ngjarja e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjykimi pritet të fillojë në ora 10 e 30.

Policia nga dita e djeshme ka njoftuar se do të rriten masat e sigurisë rreth Gjykatës Themelore Shkupi 1. /Telegrafi/

Exit mobile version