Telegrafi

Rritet shkëmbimi tregtar i Maqedonisë

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) bën të ditur se shkëmbimi tregtar i Maqedonisë në vitin e kaluar arriti në 11.544.649 dollarë amerikanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre të dhënave, 4.787.199 dollarë amerikan janë eksport, që do të thotë se është për 6.6% më e lartë se viti 2015. Ndërkaq, importi është 6.757.450 dollarë amerikan, që do të thotë 5.6% rritje krahasuar me vitin 2015.

Në vitin 2016, Maqedonia ka tregtuar më së shumëti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Italinë./Telegrafi/