Site icon Telegrafi

Rritet shkëmbimi tregtar Maqedoni – Rusi

Eksporti i Maqedonisë në Rusi është shpeshtuar. Të dhënat më të reja të shkëmbimit tregtar me këtë shtet tregojnë rritje të interesimit për prodhimet e Maqedonisë.

Kjo u bë e ditur në konferencën për shtyp të Odës ekonomike maqedono-ruse (OEMR), ku u publikuan të dhënat e këtij shkëmbimi tregtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vitin 2016, ky shkëmbim arriti në 48.9 milionë euro, që paraqet një rritje prej 39.5%, krahasuar me vitin 2015. Deficiti tregtar është ulur nga 153 milionë euro në 142.9 milionë euro.

Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar në vitin 2016 ishte 191 milionë euro, ose 15% më shumë se viti 2015. Pritshmëritë janë se këtë vit shkëmbimi tregtar do të rritet ende më shumë.

Sipas drejtorit të OEMR-së, Dejan Bashilev, në tregun e Rusisë më së shumti eksportohet verë, pemë dhe perime, prodhime farmaceutike dhe maqinerike nga Maqedonia. Pritet që në Rusi të eksportohen edhe prodhime bylmeti dhe prodhime nga industria kimike./Telegrafi/

Exit mobile version