Site icon Telegrafi

Rritet shkalla e papunësisë në Turqi

Shkalla e papunësisë në muajin gusht në Turqi krahasuar me muajin e mëparshëm është rritur me 0.3 pikë dhe është realizuar në nivelin 10.1 për qind.

Për të njëjtën periudhë (gusht 2015) numri i të papunëve u rrit në 3 milionë e 58 mijë persona.

Statistikat e fuqisë punëtore për muajin gusht 2015 u bënë të ditura nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜIK). Numri i të papunëve për moshat 15 vjeç e lartë në muajin gusht në Turqi, krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar, është shtuar me 114 mijë persona.

Shkalla e papunësisë ka qëndruar 10,1 për qind duke mos treguar asnjë zhvillim të rëndësishëm. Gjatë të njëjtës periudhë shkalla e papunësisë në sektorin jobujqësor është rritur me 0.1 pikë duke u realizuar në nivelin e 12.4 për qind.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë që përfshin grupmoshën 15-24 vjeç ka pësuar një rënie me 0.6 pikë dhe është realizuar 18.3 për qind, ndërsa për grupmoshën 15-64 vjeç shkalla e papunësisë nuk ka pësuar ndryshime, dhe ka qëndruar në nivelin e mëparshëm 10.3 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version