Telegrafi

Rritet shkalla e papunësisë në Spanjë

Gazeta El Pais botim i Madridit ka cituar se numri i të papunëve në Spanjë për muajin korrik me 36 mijë e 492 persona ka arritur në masën e dy milion e 426 mijë e 916.

Ministria e punës së Spanjës në raportin më të fundit, ka deklaruar se shkalla e papunësisë në Spanjë në muajin korrik me një rritje për 1.5% po shënon rritje për 4 muaj të njëpasnjëshëm.

Perdor Sulbes, ministri i ekonomisë së Spanjës, gjendjen e punësimit në këtë vend e ka cilësuar të pavolitshme dhe sipas tij kjo pasqyron gjendjen e vërtet të ekonomisë spanjolle. Ai ka theksuar se rritja e çmimit të naftës si dhe ulja e interesit bankar ka patur ndikim negativ në rritjen ekonomike të këtij vendi.