Shitja totale në tregut e automjeteve në Bashkimin Evropian gjatë muajit tetor të këtij viti është rritur me 8.7 për qind në raport me periudhën e vitit të kaluar dhe arrin në një milion e 177 mijë e 746 njësi.
Sipas të dhënave të Shoqatës evropiane të prodhuesve të automjeteve (ACEA), në periudhën janar-tetor të vitit 2019 janë regjistruar 12 milionë e 946 mijë e 921 automjete të reja, që është më pak për 0,7 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga vendet e Bashkimit Evropian në tetor më së shumti automjete janë regjistruar në Gjerman edhe atë 284,593 njësi.
Pas Gjermanisë vijon Franca me 188,987, Italia me 156,851, Britania e Madhe me 143,251 dhe Spanja me 93,961 automjete të reja.
Sipas të dhënave më të fundit të prodhuesve, më së shumti automjete të reja në BE në tetor ka shitur grupi Volkswagen, gjithsej 293,077 njësi. /Telegrafi/