Site icon Telegrafi

Rritet shitja e suvenirit me të cilin është qëlluar Berlusconi

“Definitivisht, shitja është shtuar. Pas asaj ngjarjeje, njerëzit blejnë më të madhe këtë statujë për suvenir. Duket se ajo është bërë dhurata më e preferuar për Krishtlindje”, ka thënë pronari i një dyqani, para katedrales në Milano, i quajtur Mario.

Kjo statujë ishte shfrytëzuar si mjet për sulm ndaj kryeministrit Berlusconi nga 42-vjeçari Massimo Tartagli – i cili shefit të qeverisë italiane ia kishte dëmtuar nofullën dhe hundën.

Suveniri me të cilin është sulmuar Berlusconi punohet nga qeramika dhe materiali sintetik. /Telegrafi/

Exit mobile version