Telegrafi

Rritet shitja e patundshmërive

Këtë muaj kishte 43.817 transaksione me pasurinë, që është në nivelin e njëjtë si në korrik, por është për 29.6 për qind më shumë në krahasim me gushtin e vitit të kaluar.

Pas tetë muajve të parë të këtij viti, shitja e pasurisë u rrit për 13.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2009.

Papunësia në vend u ngjit në më shumë se 20 për qind dhe është në nivel më të lartë nga vendet e Eurozonës.

Ekonomia spanjolle ia doli të dalë nga recesioni në tremujorin e parë të këtij viti me rritje prej 0.1 dhe 0.2 për qind në tremujorin e dytë.

Rritja e shitjes së banesave është e para për tre vitet e kaluara që është shkaktuar nga çmimet më të ulëta dhe nivelet atraktive të kamatave. /Telegrafi/