Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore u rrit për 3,9 për qind në rpaort me periudhën e njejtë të vitit 2016, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistika.
Tek blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është evidentuar ulje për 6,2 për qind, ndërsa tek shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimtaria vetanake ka rritje për 31,7 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është rritur blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore tek kulturat e kopshtarisë, pemët, pijet alkoolike, kafshët, shpezët dhe vezët, prodhiemt e qumështit dhe peshku, ndërkaq është ulur tek drithërat, kulturat industriale, kulturat foragjere, rrushi dhe qumështi.
Të dhënat statistikore të distribuimit mujor të vlerës së blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore tregon ulje në tetor dhe në dhjetor, përderisa në nëntor është vërejtur rritje./Telegrafi/