Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në tremujorin e fundit të vitit 2016 është rritur shit-blerja e prodhimeve bujqësore për 39.3%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shifrat janë të krahasuara me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Sipas të dhënave, rritje është regjistruar te prodhuesit individual, për 65.4%.
Rritja e shit-blerjes është regjistruar në industri, kopshtari, pemtari, blegtori, pulari, vezë, prodhime qumështi. Ulje e shit-blerjes është regjistruar te drithrat, rushi, pijet alkoolike, qumështi dhe peshku.
Shpërndarja mujore e vlerës së shit-blerjes së prodhimeve bujqësore tregon rritje në të gjithë tre muajt e këtij tremujori./Telegrafi/