Telegrafi

​Rritet sërish niveli i lumit Mirusha

Gjatë pasdites së sotme, niveli i ujit në lumin Mirusha, është rritur përsëri.

Komuna e Malishevës tha se ka ndërhyrë për të parandaluar vërshimet, duke e hapur rrjedhën e lumit në disa pika, sidomos në vendet ku ka ura.

Njëra nga pikat ku është intervenuar sot, është edhe ura mbi lumin Mirusha, ku janë larguar mbeturina që janë sjellë nga uji gjatë dy ditëve të kaluara.

Momentalisht, uji ka depërtuar në rrugën “Hamdi Berisha”, në rrugën e transitit, dhe në urën mbi lumin Mirusha.

Komuna garanton se të gjitha ekipet emergjente janë terren dhe në gatishmëri dhe gjendja është e menaxhueshme.