Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në çerekun e tretë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar, sasia e mallrave të transportuar në komunikacion rrugor është rritur për 72%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rritje ka pësuar edhe transporti i mallrave me 3.8% dhe transporti ajror i mallrave është rritur me 23.3%.
Sa i përket transportit të udhëtarëve, është shënuar ulje prej 7.9%, kurse në transportin hekurudhor, gjithashtu është shënuar ulje prej 46.6%. Rritje është shënuar në transportin ajror të udhëtarëve, për 5.2%.