Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në vitin 2015, në krahasim me vitin 2014, zonat nën pemishte janë rritur për 3.6 %, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Prodhimi i frutave në vitin 2015, krahasuar me vitin paraprak është rritur në të gjitha llojet frutave, me përjashtim të qershisë. Prodhimi i rrushit të vitit të kaluar në krahasim me vitin 2014, rritet për 65.8%.
Shifrat tregojnë se në Maqedoni kryesisht prodhohet molla edhe atë 136.931 ton janë prodhuar vitin e kaluar. Vitin e kaluar janë prodhuar 41.477 ton kumbulla të thara në vend, 12.006 ton pjeshkë, dardha 9.016 ton, 8.483 ton qershi, 6.248 ton vishnjë dhe 5.790 ton arra.
Nga prona e përgjithshme e punueshme në Maqedoni, 3% janë pemishte. /Telegrafi/