Gjatë vitit të kaluar në Maqedoni janë grumbulluar 635.875 tonë mbeturina komunale, ndërsa sasia e përgjithshme e krijuar arrin në 786.881 tonë.
Kjo do të thotë se për vitin 2017, secili banor ka krijuar 379 kilogram hedhurina, që paraqet një rënie prej 1,3%, krahasuar me vitin 2016, njofton Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, në aspekt vjetor, më 2017 ka një rritje prej 4,2% të mbeturinave komunale.
Rajoni i Shkupit kryeson me mbeturina komunale, me 25,8% nga sasia e përgjithshme, ose 164.246 tonë.
83% e mbeturinave komunale krijohen nga amvisëritë, ndërsa 17% e mbetur krijohen nga persona fizik dhe juridik. /Telegrafi/