Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut është rritur dhe këtë e bëjnë të ditur nga Enti për statistika në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për muajin maj të këtij viti, rroga mesatare neto ka arritur në 25270 denarë apo 411 euro. Kjo është rritje prej 3.1%, në krahasim prej majit të vitit të kaluar.
Kjo rritje vjen nga rritja e rrogave në sektore të ndryshme si: Transporti me 10%, Ndërtimtaria me 7.4% dhe në Shëndetësi me 7.2%.
Ndërkohë, rroga mesatare bruto ka arritur 37520 denarë apo 610 euro. /Telegrafi/