Telegrafi

Rritet qarkullimi i qytetarëve nëpër rrugët rajonale të Maqedonisë

Intensiteti i trafikut në drejtimet që të shpien drejtë kufinjëve të Maqedonisë është rritur dhe nga Lidhja Auto Moto apelojnë për rregullësi dhe respektim të shenjave të komunikacionit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Intensiteti i trafikut në rrugë dalëse nga Maqedonia është rritur. Nuk ka ndalesa askund. Apelojmë për qetësi, respektim të shenjave të komunikacionit dhe maturi nga vozitësit.” thonë nga LAMM.

Siç dihet, festa e Bajramit është më 5 korrik (e martë) dhe shumica e qytetarëve e kanë lidhur fundjavën me ditën e parë të Bajramit, që është festë shtetërore./Telegrafi/