Site icon Telegrafi

Rritet qarkullimi në tregtinë me pakicë për ushqime, pije, duhan dhe derivate në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë të ushqimeve, pijeve dhe duhanit për 7.1%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritje e qarkullimit është regjistruar edhe në tregtinë me pakicë të derivateve për automjete, për 1.1%. Nga ana tjetër, ulje e qarkullimit është regjistruar në tregtinë me pakicë me prodhime joushqimore, përveç derivateve, për 7%./Telegrafi/

Exit mobile version