Site icon Telegrafi

Rritet qarkullimi në subjektet afariste të Maqedonisë

Sipas të dhënave përfundimtare të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në vitin 2015, në kuadër të statistikat strukturale afariste janë analizuar 54.738 subjekte afariste me 369.237 persona të punësuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto subjekte është realizuar qarkullim prej 1.075.007 denarë dhe është realizuar vlerë shtesë prej 230.424 milionë denarë. Krahasuar me vitin paraprak, është regjistruar rritje prej 6.2% në qarkullim dhe 8.1% në vlerën e shtuar. Rritje më e madhe është regjistruar në Ndërtimtari.

Numri më i madh i ndërmarrjeve i takojnë sektorit të tregtisë me pakicë dhe shumicë (41.8%), ku janë angazhuar 25.7% e numrit të përgjithsëm të punëtorëve dhe është realizuar 42.4% e qarkullimit të përgjithshëm, respektivisht 23.6% e vlerës së shtuar të përgjithshme.

Në aspekt të madhësisë së subjekteve afariste, në vitin 2015, lidere janë mikrondërmarrjet me më pak se 10 punëtorë (90.4%)./Telegrafi/

Exit mobile version