Site icon Telegrafi

Rritet qarkullimi i industrisë në Maqedoni

Qarkullimi në industri në maj të vitit 2017, në krahasim me majin e vitit 2015 shënoi rritje prej 13.1%, publikoi ESHS, përcjelll Telegrafi Maqedoni.

Në tregun vendor në maj të vitit 2017, në krahasim me majin e vitit 2016, qarkullimi shënon rritje prej 4.1%, ndërsa qarkullimi i realizuar në tregjet e huaja shënon rritje prej 15.3%.

Shikuara sipas sektorëve, qarkullimi në industri në sektorin Minierë dhe nxjerrje të gurëve në maj të vitit 2017, në krahasim me majin e vitit 2016, shënon rritje prej 99.5%, ndërsa në sektorin Industri përpunuese shënon rritje prej 11.4%, njofton AIM.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në maj të vitit 2017, në krahasim me majin e vitit 2016, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 15.3%, prodhime kapitale për 14.8%, prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 2.9% dhe prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 7.3%.

Qarkullimi në industri në maj të vitit 2017, është 13.4%, ndërsa në periudhën janar-maj 2017, në krahasim me periudhën janar-maj të vitit 2016, shënon rritje prej 9.1%. /Telegrafi/

Exit mobile version