Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), qarkullimi në industri vitin e kaluar në krahasim me 12 muajt e vitit 2015 shënon rritje prej 9,9%, ndërsa në dhjetor të vitit 2016, në krahasim me dhjetorin e vitit paraprak, shënon rritje prej 6,6%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse e ndajmë, qarkullimi i realizuar i tregut vendor ka rritje prej 1,2%, kurse te tregjet e huaja, 8,6%.
Shikuar nëpër sektorë, qarkullimi në industri në sektorin e xeheroreve dhe gurthyesëve në dhjetor të vitit 2016, në krahasim me dhjetorin e vitit 2015, shënon rritje prej 13,9%, në sektorin e industrisë së përpunimit, 6,4%./Telegrafi/