Site icon Telegrafi

Rritet punësimi në Britani

Punëdhënësit në Britani po tregojnë pak shenja reagimi ndaj një tregu të fortë pune. Ndërsa norma e papunësisë qëndroi në 5.1 për qind për tremujorin e katërt të 2015-ës, niveli më i ulët në një dekadë, presionet mbi paga kanë qëndruar të dobëta, me rritjen e të ardhurave duke u ngadalësuar në 1.9 për qind.

Zyra kombëtare e statistikave në Londër tregon se rritja e pagave me përjashtim të bonuseve ishte në 2 për qind. Hartuesit e të dhënave treguan se ndërsa norma e punësimit vazhdon të shënojë nivele rekord të larta dhe vendet vakante të punës janë më të mëdha se kurrë, rritja e të ardhurave ka qëndruar e ulët.

Të dhënat kanë gjasa të përforcojnë pritshmëritë se Banka e Anglisë do të presë në rritjen e normës bazë të interesit nga niveli rekord i ulët prej 0.5 për qind. Papunësia ra me 60,000 njësi në tremujorin e fundit, në 1.69 milionë, ndërsa punësimi u rrit me 205,000 në 31.4 milionë.

Çështja për politikëbërësit është se për sa kohë mund të vazhdojë përmirësimin tregu i punës, deri sa inflacioni të ndjek rritjen. Banka e Anglisë theksoi më herët gjatë muajit se ndërsa norma e papunësisë ka arritur ekuilibrin afatgjatë, inflacioni i ulët po redukton presionet mbi punëdhënësit për të rritur pagat. /Telegrafi/

Exit mobile version