Enti Shtetëro i Statistikës sot publikoi se javën e kaluar u prodhuan 403.044 mijë litra qumësht lope që është për 11.6% më shumë në krahasim me vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rritja e prodhimit është vërejtur edhe tek qumështi i deles për 0.8% dhe tek ai i dhisë për 24.2% në krahasim me vitin 2015, njofton AIM.
Është rritur edhe prodhimi i përgjithshëm i mishit për 2.7%. Rritje nga 18.1 ka edhe tek prodhimi i mishit të derrit, kurse prodhimi i llojeve të tjera të mishrave është ulur.
Nga produktet e tjera shtazore, në vitin 2016 janë vërejtur edhe ulja e prodhimit të leshit dhe prodhimit të vezëve. /Telegrafi/