Prodhimi industrial në shtator të këtij viti në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar është rritur për 4,5 për qind, ndërsa në periudhën janar-shtator të këtij viti për 0,7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, bëri të ditur sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).
Sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve në shtator 2023, krahasuar me shtatorin e vitit 2022, shënon rritje prej 23.4 për qind, si dhe rritje ka pasur edhe në industrinë përpunuese prej 3,8 për qind. Rënie prej 10.1 për qind është shënuar në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz dhe avull.
ESHS thekson se rritja në sektorin e industrisë përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet: Prodhimi i pijeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i mineraleve të tjera jometalike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve të paspecifikuara dhe Prodhimi i mobilieve.
Sipas grupeve industriale kryesore, prodhimi në shtator në vitin 2023, krahasuar me shatorin e vitit 2022, ka shënuar rritje tek Prodhimi intermediare, përveç energjisë me 21,5 për qind dhe produkteve kapitale me 0,7 për qind, ndërsa rënie tek Energjia për 10,5 për qind. Produktet e qëndrueshme konsumatore me 6,8 për qind dhe mallrat e qëndrueshme për konsum me 1,8 për qind.