Sipas Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), prodhimi industrial në muajin korrik është rritur për 5.1%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kurse rritje është shënuar edhe një shtatëmujorin e parë të këtij viti për 5.6%, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Shikuar në sektorë, rënie ka pësuar xehetaria dhe gurthyesit, për 5.5%; industria e përpunimit ka shënuar rritje për 6.1%; energjia elektrike, gazi, sistemi i avullimit dhe klimatizimit ka shënuar rritje për 15.4%./Telegrafi/