Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), bruto prodhimi i brendshëm (BPB) i Maqedonisë është rritur për 2.2% në tremujorin e dytë të vitit 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rritje më e madhe është regjistruar në ndërtimtari (31%), pastaj veprimtari teknike, shkencore dhe profesionale dhe veprimtari shërbyese ndihmëse administrative (11.5%), si edhe veprimtari financiare dhe sugurime (4.9%).
Harxhimet përfundimtare të amvisërive, përfshirë institucionet jofitimprurëse të cilat u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e dytë të vitit 2016 janë rritur për 1.3%, kurse përfshirja në BPB-në e vendit është 69.5%.
Në të njëjtën periudhë, shërbimet dhe eksporti i mallrave janë rritur për 4.2%, kurse importi është rritur për 6.6%./Telegrafi/