Telegrafi

Rritet problemi me mbeturinat në Tetovë

Tetova vazhdon të mbytet nga mbeturinat e shumta edhe për kundër faktit se autoritetet premtuan largim të pikës joligjore të grumbullimit të mbeturinave për pak ditë, situata është e njejtë edhe pas tre javësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banorët e lagjeve përreth shprehen të revoltuar për neglizhencën e institucioneve për të zgjidhur këtë problem që kërcënon shëndetin e tyre. Nga ana tjetër institucionet vazhdojnë lojën e ping-pongut që t’i shmangen përgjegjësisë.

“Pati një ndërprerje shkaku se në Rusino ia ndaluan operatorit, pra jo ndërmarrjen publike por operatorin që ishte caktuar prej ministrisë, pra problemi nuk qëndron te Ndërmarrja Publike dhe Komuna e Tetovës, por problemi qëndron tek Ministria e Ambientit jetësor dhe Rusinos që është në Gostivar”, deklaroi për Alsat M, Nazif Jashari nga NPK “Tetova”.

Punimet për pastrimin e deponisë filluan më 29 nëntor, por jo vetëm që nuk përfunduan për 3 ditë siç premtuan autoritetet, gjendja u rëndua më shumë./Telegrafi/