Kritiku i shquar i Kremlinit, Dimitry Gudkov është arrestuar pasi autoritetet ruse po rrisin presionin ndaj disidentëve përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Arrestimi i Gudkovit erdhi pasi policia arrestoi një tjetër kundërshtar të Kremlinit, Andrey Pivovarov.
Pivovarov ishte nxjerrë nga aeroplani dhe ishte arrestuar në Shën Petersburg deri sa po udhëtonte për në Varshavë.
Arrestimet e Gudkovit, 41-vjec dhe Pivovarovit, 39-vjec, ishin të fundit në atë që kritikët e Kremlinit e kanë përshkruar si një fushatë frikësimi kundër armiqve të presidentit Vladimir Putin përpara zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në muajin shtator.
“Dimitry Gudkov është arrestuar. Njerëz hakmarrës dhe zuzarë kanë kapur vendin tim dhe po shkatërrojnë njerëzit normalë”, ka njoftuar babai i tij Gennady Gudkov në Twitter.
Nëse shpallet fajtor, Dimitry Gudkov përballet me pesë vjet burg. /Telegrafi/