Telegrafi

Rritet popullariteti i Erdoganit pas dështimit të puçit ushtarak

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka shënuar një rritje spektakolare të popullaritetit, ku gati dy turq në tre shprehen pro politikës së tij pas grushtit të shtetit të dështuar që synonte regjimin, sipas një sondazhi të publikuar sot.

“Rreth 68% e personave të pyetur janë shprehur të kënaqur nga puna e bërë nga presidenti turk, që përfaqëson një rritje me 21 pikë në raport me qershorin”, sipas anketimit të kompanisë “Metropoll”.

Bëhet fjalë për nivelin e dytë më të mirë të popullaritetit të regjistruar për kryetarin turk që kur ka qenë kryeministër në vitin 2012.

Erdogani u zgjodh president në vitin 2014 pas tre mandatesh në krye të ekzekutivit duke shënuar njëkohësisht një rënie të popullaritetit.