Numri i të infektuarve me COVID-19 sa vjen e rritet, njësoj siç po ndodh dhe me numrin e atyre që humbin jetën për shkak të virusit.
Në raportimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 4270 testime janë 1089 persona të cilët janë infektuar.
Ndërkohë 15 qytetarë, të grup moshës 34-86 vjeç nuk mundën ta fitonin betejën me virusin.
“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar,” – thuhej në njoftimin e Ministrisë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë apelon përsëri për ruajtjen e higjienës, shmangien e grumbullimeve, ruajtjen e distancës dhe përdorimin e maskës në të gjitha ambientet ku rekomandohet.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17910
Fier 2692
Durrës 1730
Shkodër 1546
Vlorë 1544
Elbasan 1418
Lezhë 1091
Berat 972
Korçë 964
Gjirokastër 677
Kukës 478
Dibër 408