Site icon Telegrafi

Rritet përgjegjësia civile për selektimin e mbeturinave elektronike

Banorët e komunave Gjorçe Petrov, Karposh, Berovë, Gjevgjeli dhe Bogdanc, kanë treguar ndërgjegjësim të madh dhe përgjegjësi civile për deponimin e mbeturinave elektronike përmes aksionit, të cilin e zbatoi ‘Elkolekt’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ng informojnë se me qëllim që t’i stimulojnë banorët e komunave që në mënyrë të drejtë t’i selektojnë mbeturinat elektronike dhe elektrike kanë organizuar edhe lojë shpërblyese për të cilën dje janë shpallur fituesit. Në secilën prej pesë komunave janë organizuar ngjarje të përshtatshme në të cilat kanë marrë pjesë edhe një pjesë e pjesëmarrësve, njofton AIM.

Përmes lojës shpërblyese me të cilën në secilën prej komunave janë ndarë nga një lap top, televizor dhe fshesë elektrike, theksojnë se qëllimi është që të nxiten qytetarët që mbeturinat e tyre elektrike dhe elektronike t’i vendosin në vendet e përshkruara dhe njëherit duke përkujtuar në domosdoshmërinë për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të njeriut. /Telegrafi/

Exit mobile version