Eksporti i domateve dhe trangujve nga Maqedonia në këtë periudhë të vitit ka shënuar rritje prej 20% krahasuar me vitin e kaluar, ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit shtetëror për bujqësi, Cvetan Tripunovski pas vizitës së sotme në komunën e Vasilevës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tripunovski me këtë rast i ka informuar bujqit se janë përgatitur ndryshimet e ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural me të cilin do të vendoset çmimi blerës javor.
Bujqit nga ana tjetër konsiderojnë se vendosja e çmimit javor blerës do të fus rregull në këtë proces.
Po ashtu drejtori i inspektoratit ka theksuar se ka ekipe të mjaftueshme për ta ndjekur procesin e blerjes në terren.
Ai ka theksuar se pas ndërprerjes së blerjes për shkak të çmimit të ulët, këto dy kultura kanë filluar të shiten me çmim prej 25-30 denarë për kilogram, ka njoftuar Tripunovski./Telegrafi