Cigaret e prodhuara nga “Imperial Tobacco TKS AD Skopje”, duke përfshirë brendet Rodeo, West, Jade dhe Davidoff, nga dje janë në dispozicion me çmim të ri, i cili është 10 denarë më i lartë.
Pritet që në ditët në vijim të rriten edhe çmimet e cigareve nga prodhues të tjerë.
Këto rritje vijnë nga Ligji i ri i akcizës, i miratuar në tetor 2023, i cili parashikon rritje vjetore të çmimeve të cigareve më 1 janar.
Qeveria planifikon të mbledhë 13 milionë euro shtesë në vit nga ky fond./Telegrafi/