Site icon Telegrafi

Rritet papunësia me 2.5% në Francë

Norma e papunësisë në Francë ka rënë lehtë gjatë muajit nëntor, me rreth 15 mijë individë, duke zbutur kështu rekordin negativ të muajit tetor.

Në terma mujorë, papunësia bie kështu me 0.4 për qind, por në krahasim me një vit më parë papunësia regjistrohet në rritje me 2.5 për qind. Të dhënat e publikuara nga ministria e punës franceze tregojnë se në vend ka rreth 3 milionë e 574 mijë individë të regjistruar si të papunë. Ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës po përballet me një ritëm të ngadaltë rimëkëmbje, dhe papunësia është treguesi më i mirë i kësaj performance.

Në muajin tetor të këtij viti, papunësia preku nivelin më të lartë të 2 viteve të fundit. Pavarësisht të dhënave zhgënjyese, qeveria thekson se tregu i punës po stabilizohet duke dhënë sinjale pozitive rimëkëmbje, transmeton Telegrafi.

Një e dhënë tjetër negative tregon se të papunët qëndrojnë si të tillë për një kohëzgjatje mesatare prej 570 ditësh.

Pavarësisht optimizmit të qeverisë ekspertët shprehen se të dhënat e muajve në vijim do të vazhdojnë të prodhojnë zhgënjim, të paktën deri në momentin që do të ketë një plan konkret për të luftuar papunësinë e lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version