Telegrafi

Rritet pakënaqësia ndaj politikave ekonomike të Obamës

Obama ka tërhequr vërejtjen se nuk ekzistojnë rrugë urgjente për dalje nga recesioni ekonomik mirëpo ka premtuar hapa të rinj me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës.

Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se këto hapa do të forcojnë fuqinë blerëse dhe bizneset e vogla në SHBA mirëpo republikanët, pas publikimit të statistikave të reja mbi papunësinë në Amerikë, kanë theksuar se këtij vendi i duhet edhe shumë kohë për të dalë nga kriza ekonomike.

Sipas CNN, kriza ekonomike është preokupimi kryesor i amerikanëve në prag të zgjedhjeve afatmesme për kongresin dhe sondazhet e fundit tregojnë se mbështetja e politikave ekonomike të presidentit Obama nga 42 % që ishte muajin e kaluar, tani ka rënë në 40 %. /Telegrafi/