Site icon Telegrafi

Rritet pabarazia në vendet e zonës euro

Përqendrimi i pasurisë në ekonomitë familjare më të pasura të Eurozonës është rritur që prej krizës së borxhit të bllokut edhe pse nivelet totale të pasurisë kanë rënë përreth rajonit si pasojë e çmimeve më të ulëta të pronave, tregon një sondazh i Bankës Qendrore Europiane.

Pesë përqindëshi kryesor i ekonomive familjare të Eurozonës zotëronte 37.8% të pasurisë neto në 2014-ën, në rritje nga 37.2% në vitin 2010. Sondazhi i institucionit me seli në Frankfurt është ndërmarrë në 84 mijë familje në 18 vende në vitet 2013 dhe 2014 dhe ka mbledhur informacion mbi aktivet dhe detyrimet si dhe për të ardhurat dhe konsumin e familjeve.

Në një kohë të recesionit, kriza e zgjatur e bllokut ka rritur pabarazitë ndërkohë që vendet në periferi si Italia, Spanja, Porgualia dhe Greqia kanë hasur vështirësi, ndërsa vendet më në qendër janë rimëkëmbur më shpejtë.

Pasuria mesatare e një familje në Eurozonë ka rënë me rreth 10% në periudhën 2010-2014, kryesisht prej rënies së çmimit të pronave, tregon sondazhi i BQE.

“Rënia në pasurinë neto ka ardhur kryesisht nga një reduktim në vlerën e aseteve, veçanërisht në pasuritë e paluajtshme. Diferencat kanë qenë më të mëdha në përqindjen e familjeve me pasuri më të ulët”, thekson banka.

Familja mesatare, që është ajo që ndan gjysmën më të pasur të popullsisë nga gjysma më e varfër, zotëron pasuri neto në vlerën e 104 mijë euro. Në të kundërt, pasuria neto e familjeve që hyjnë në 10%-shin e pasur është 496 mijë euro.

Koefiçenti Gini, një tregues që përdoret për matur pabarazinë e përgjithshme të pasurisë, u rrit në 68.5% nga 68%. Koeficienti i merr vlerat nga 0 në 1, ku 0 i korrespondon barazisë totale dhe reflekton maksimumin e pabarazisë. /Telegrafi/

Exit mobile version