Site icon Telegrafi

Rritet oferta për Cityn, Alvarez drejt transferimit te gjiganti evropian

E ardhmja e Julian Alvarez duket se do të jetë larg Anglisë dhe kampionëve të Manchester Cityt.

Sulmuesi argjentinas nuk dëshiron më të jetë zgjedhja e dytë në sulmin e kampionëve në fuqi të Anglisë dhe ka vendosur të largohet.

Atletico Madrid po e fiton garën për sulmuesin, edhe pse në garë ishin edhe skuadrat e tjera si Chelsea, Arsenal dhe Paris Saint Germain.

Lexo po ashtu Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Los Colchoneros kishin bërë dy oferta më parë, një prej 60 milionë dhe tjetrën prej 70 milionë eurove, që ishin hedhur poshtë nga City.

Diario Ole ka raportuar se Atletico Madrid ka rritur ofertën në 80 milionë euro dhe kjo shumë duket e mjaftueshme për transferimin e lojtarit.

City fillimisht kishte hezituar ta lë të lirë Alvarezin, mirëpo dëshira e lojtarit ishte t’i bashkohet skuadrës spanjolle.

Palët janë në negociata të avancuara dhe zyrtarizimi mund të vije këtë javë. /Telegrafi/

Exit mobile version