Gjatë kohës së festës së Pashkëve, zjarrfikësit kanë numër më të madh të intervenimeve, ndërsa gjatë ditës së djeshme u dogj një shtëpi në Dellçevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve, Jonçe Atanasovski, informoi se zjarri është paraqitur rreth orës 18:45, ku kanë intervenuar me tre makina të zjarrfikësve dhe 10 zjarrfikës.
“Arritëm që për një orë të lokalizojmë zjarrin, bëhet fjalë për zjarr i cili ka përfshirë një objekt të vjetër dhe është përhapur në disa objekte tjera”, deklaroi Atanasovski.
Sipas dyshimeve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të instalimeve jo të rregullta të energjisë elektrike./Telegrafi/