Telegrafi

Rritet numri i vizitorëve në Ohër dhe Strugë për festën e Pashkëve

Festa e Pashkëve, fundjava e vazhduar dhe koha e bukur, bëri që Ohri të jetë i mbushur me një numër të madh të turistëve, kryesisht nga vendi, por edhe nga vendet fqinje, njofton AIM.

Edhepse nuk ka të dhëna konkrete për numrin e turisëve në Ohër, për shkak se jo gjithë kapacitetet e hoteleve janë të hapura në këtë periudhë të vitit, gjithsesi ata që punojnë janë me vizitë solider prej rreth 80%. Një numër i madh i turistëve janë të vendosur në apartamente, dhoma, ndërsa nuk janë të paktë edhe ata që kanë banesa të vetat në qytet dhe përreth.

Sonte para mesnatës do të mbahet festimi qendor i festës së Pashkëve, me aktivitete të ndryshme nga të krishterët./Telegrafi/