Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2008 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 218 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 252 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 97. Janë 7.993 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete: një qytetar nga Shkodra 56-vjeç, tre nga Tirana 63-83 vjeç, një 74-vjeçar nga Përmeti, dy qytetarë nga Fieri 78 dhe 87-vjeç, një nga Lushnja 79-vjeç dhe një qytetar nga Korça 86-vjeç.
Janë shëruar 252 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185.569.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 196.611 raste, prej tyre 185.569 janë shëruar, 7.993 janë raste aktive, ndërsa kanë humbur jetën 3.049 pacientë.