Edhe 13 trupa të pajetë u gjetën në Kaliforni, duke çuar në 42 numrin e të vdekurve nga zjarret në këtë shtet amerikan.
Trupat u gjetën në dhe përreth qytetit të prekur më së keqi – Paradise.
Së paku 228 njerëz figurojnë të zhdukur derisa zjarret vazhdojnë të përhapen, tha sherifi i qarkut, Kory Honea.
Rreth 7,200 struktura janë shkatërruar dhe rreth 15,500 të tjera janë në rrezik.
Zjarret u përshkruan si të më të këqijat në historinë e Kalifornisë.
Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.
Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë. /Rel/
Foto: Reuters