Autoritet shëndetësore në provincën kineze Hubei kanë njoftuar se më shumë se 103 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në këtë rajon që nga e hëna, duke u rritur kështu numri i viktimave totale në 974 vetëm në atë provincë, shkruan CNN.
Kjo nënkupton se numri total i të vdekurve në Kinë ka shkuar në 1.011, kurse në mbarë botën 1.013 përfshirë njërin në Hong Kong dhe tjetri në Filipine, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu autoritetet e kësaj province pranuan se janë shtuar 2.097 raste të infektimit me coronavirus në Hubei që nga e hëna, duke bërë që numri i përgjithshëm i të prekurve në rajon të shkojë në 31.778.
Më shumë se 25 mijë pacientë janë hospitalizuar në Hubei, përfshirë 1.298 që janë në gjendje kritike. Megjithatë më shumë se 2 mijë tjerë janë shëruar dhe liruar nga spitalet.
E numri i të infektuarve me coronavirus virus kalon shifrën prej 42.500, shumica prej të cilëve janë regjistruar si raste në Kinë. /Telegrafi/